leoni

Me qëllim për t’u treguar sa më servile ndaj Izraelit, Qeveria e Kosovës mbështet krimet e Izraelit mbi palestinezët

Qeveria ka lansuar të hënën skemën “Qeveria për Familjet”, përmes të cilës tenton ta zbut papunësinë

Ekzekutivi synon të mos lë asnjë familje në Kosovë pa të paktën një anëtar të punësuar, duke iu subvencionuar me maksimumi 300 euro për gjashtë muaj pagën e çdo punëtori të ri në Kosovë.

Masën po e quan të ngutshme ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.

“Është e vërtetë që orientimi është që çdo familje ta ketë një të punësuar në sektorin privat, ku paga duhet të jetë e subvencionuar nga shteti 70 për qind po lind pyetja kur qenka kaq i rëndësishëm sektori privat pse ka munguar një dialog i mirëfillte publiko privat. Pse nuk është bërë më tepër që të kemi projekte kapitale ku kish me qenë i involvuar sektori privat”, tha Gërxhaliu për “Front Online”.

Të dhënat e fundit të Bankës Botërore për varfërinë në Kosovë janë të vitit 2017 dhe, sipas tyre, mbi 23 për qind e qytetarëve të Kosovës jetojnë në varfëri.

Sipas Agjencisë së Statistikave, papunësia në Kosovë është mbi 25 për qind.

Nga mbi një milion qytetarë në moshë pune në Kosovë, mbi 350 mijë janë të punësuar, ndërsa mbi 120 mijë janë të papunë.

Sipas ASK-së, rreth 750 mijë qytetarë janë ekonomikisht joaktivë, që do të thotë se nuk janë të punësuar, as të regjistruar si të papunë dhe as nuk kërkojnë punë.

Kontrolloni gjithashtu

Zyrtarët e Serbisë e kanë dënuar aksionin e Policisë së Kosovës për mbylljen e gjashtë njësive të paligjshme

Zyrtarët e Serbisë e kanë dënuar aksionin e Policisë së Kosovës për mbylljen e gjashtë njësive të paligjshme

Zyrtarët e Serbisë e kanë dënuar aksionin e Policisë së Kosovës për mbylljen e gjashtë …