leoni

Qeveria e Kosovës merr vendim që ndalimi i qarkullimit të lirë i qytetarëve të mbetet në fuqi deri më 12 prill

Qeveria ka shkarkuar ministrin e Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq për gjuhën kriminale të urrejtjes

Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë vendim për shkarkimin e Ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq. Në arsyetimin e tij, ai thotë se është e ptolerueshme gjuha që e kishte përdorur ministri dhe se nuk do të tolerohet në qeverinë e tij asnjë lloj fyerje. Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë. Është e pakuptimtë se si një deri sot kolegë i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviçit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi. Kjo nuk arsyetohet. Në Qeverinë që unë e drejtoj nuk do të ketë vend për askë që në çfarëdo mënyre fyen të tjerët në bazë etnike, racore, fetare apo tjetër, e as ata që synojnë të akceptojnë politikat e tilla. Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …