Ministrat aktualë të Vetëvendosjes në Qeverinë Kurti do të mbesin pa poste e jashtë Kuvendit, meqë nuk janë deputetë

Qeveria Kurti ka rikonfirmuar edhe sot se nuk do të ketë paga të muajit shtator për mësimdhënësit grevistë

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka deklaruar se  do të respektohet parimi “Pagë për punë”, ndërsa përsëriti se mësimdhënësit që mbajtën mësim do të kompensohen, të tjerët jo. Mësimdhënësit që kanë mbajtur mësim do të kompensohen”, shkroi Kryeziu i cili ka  shpërndarë edhe shkrimin e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila fajësoi komunat për mungesë të pagave për mësimdhënësit. Edhe pse komunat janë përgjegjëse për organizimin e arsimit parauniversitar, janë punëdhënëse dhe e kanë obligim të raportojnë çdo muaj në Departamentin e Thesarit në Ministri të Financave, një gjë të tillë nuk e kanë bërë kishte shkruar zonja Nagavci, e cila është demantuar nga drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …