Qindra ish-të burgosur politikë për shkak të papërgjegjësisë së Qeverisë Kurti kanë mbetur ende pa u kompensuar

Komisioni Qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve politik dhe ish të burgosurve politik ka kërkuar që t’i vazhdohet mandati këtij komisioni pasi ende ka ish të burgosur që nuk janë kompensuar. Sekretarin i këtij komisioni, Shefik Sadiku ka thënë se nga 6 mijë aplikime, kanë arritur t’i përfundojnë mbi 5 mijë e 700. Të tjerat, ka thënë se nuk janë përfunduar shkaku i skadimit të mandatit të Komisionit. “Afërsisht mund të japin një shifër po mund të mos jetë e saktë dikun rreth 6 mijë aplikacione janë proceduar, prej tyre përfitues kanë dal mbi 5700 persona, pjesa tjetër pse nuk janë kryer edhe komisionit i ka skaduar mandati me 11 gusht 2023 mandat 2 vjeçar ka pas nga Qeveria aktuale”, ka theksuar sekretari i Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve politik dhe ish të burgosurve politik, Shefik Sadiku. Ai ka njoftuar se ndonëse ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Financave dhe Ministria e Drejtësisë për këtë çështje, ato nuk kanë kthyer përgjigje.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …