Burgu

Bajraktari: Kompensimi i të burgosurve politik është obligim ligjor

Duke folur për çështjen e mos kompensimit të të gjithë ish të burgosurve politik, avokati, Ardian Bajraktari ka thënë se kompensimi i kësaj kategorie të shoqërisë sonë është obligim ligjor dhe si i tillë duhet të kryhet. “Fakti që nuk është përfunduar kemi një kohë relativisht të gjatë kur nuk kemi  komision funksional, dhe në këtë drejtim besoj që qeveria është përgjegjëse kryesore për mos funksionalizimin e këtij komisioni, dhe në bindjen time sa më parë të funksionalizohet edhe të rifilloj punën ky komision është më mirë, për faktin që unë vetëm kam disa kërkesa prej personave të cilët kanë paraqitur kërkesë në kuadër të komisionit, mirëpo që akoma nuk kanë marrë përgjigje. Andaj përfitoj nga rasti që të ju bëj apel institucioneve, përkatësisht Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Financave, që të gjejnë një zgjidhje sa më parë në drejtim të funksionalizimit të këtij komisioni, dhe me qëllim që kjo kategori e cila natyrisht që është në mesin e atyre që kanë dhënë kontribut për lirin për pavarësinë e vendit të marrë atë se çfarë në fakt ju garanton ligji për kompensimin për gjithë ato vuajtje gjithë ato dënime që i kanë marrë nga ish regjimi” ka theksuar mes tjerash, avokati, Ardian Bajraktari.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …