Dhjetëra të vrarë e të plagosur nga një sulm në një qytet të pushtuar nga Rusia në Ukrainë

Mediet ndërkombëtare raportojnë për dhjetëra të vrarë e të plagosur nga një sulm në një qytet të pushtuar nga Rusia në Ukrainë. Radio Evropa e Lirë njofton se së paku 28 njerëz janë vrarë nga një sulm me artileri në një ndërtese në qytetin e uzurpuar nga Rusia, Lisiçansk, në lindje të Ukrainës. Ministria ruse për Situata Emergjente tha të dielën në Telegram se një fëmijë është në mesin e 28 trupave të vdekur që u nxorën nga rrënojat e një ndërtese ku ndodhej një furrë buke dhe një restorant. “Rreth 10 njerëz të tjerë u nxorën të gjallë nga rrënojat. Zyrtarët në rajonin e Luhanskit, i cili është pothuajse plotësisht nën kontrollin e Rusisë, e fajësuan fillimisht një sulm ukrainas me dron, por pastaj i ndryshuan fjalët dhe thanë se sulmi u krye nga artileria ukrainase” raporton Radio Evropa e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …