QKMF në Skenderaj bëhet edhe me një autoambulancë donacion nga bashkatdhetari Blerim Selimi

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj përfiton edhe një autoambulancë, donacion ky i siguruar nga bashkatdhetari Blerim Selimi nga Kuçica që punon dhe jeton në Suedi.

Bashkatdhetari Blerim Selimi brenda 3 viteve i ka dhuruar QKMF-së në Skenderaj 4 autoambulanca të cilat janë duke u përdorur nga stafi i këtij institucioni në shërbim të qytetarëve të Skenderajt.

Me rastin e pranimit të autoambulancës drejtori i Shëndetësisë në Skenderaj Enver Gashi, në emër të komunës së Skenderajt e ka falënderuar Blerim Selimin për donacionin, ndërsa Selimi ka siguruar se ky nuk do të jetë donacioni i fundit për QKMF-në në Skenderaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …