Rikthehen kolonat e gjata në dalje të Kosovës, bashkatdhetarët presin deri në shtatë orë në pikat kufitare

QKMK: Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për mbylljen e kufijve tokësor me vendet fqinje për shkak të koronavirusit

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar njofton se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për mbylljen e kufijve tokësor me vendet fqinje për shkak të koronavirusit. Këto masa nuk vlejnë për qytetarët e Kosovës të cilët hyjnë në Kosovë por ata paraprakisht do t’iu nënshtrohen kontrolleve të shtuara mjekësore me urdhrin që ata të vetizolohen për 14 ditë. Gjithashtu nga data 16 mars 2020 ora 24:00, bëhet pezullimi i përkohshëm i të gjitha linjave të udhëtimit ajror në Aeroportin e Prishtinës, përveç fluturimeve ushtarake, dhe emergjencave medicinale (MEDIVAC). Përjashtim bëjnë linjat e udhëtimit në ardhje me ekuipazh, por pa udhëtarë që shërbejnë vetëm për largim të udhëtarëve nga  Kosova, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …