leoni

QKUK-ja njofton se ka kryer dy operacione të vështira që më parë nuk janë kryer në këtë qendër

QKUK-ja njofton se ka kryer dy operacione të vështira që më parë nuk janë kryer në këtë qendër

Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton se ka kryer dy operacione tejet të vështira që më parë nuk janë kryer në këtë qendër. Rasti i parë ka të bëjë me operimin e pacientes me probleme të lindura të zemrës, njëkohësisht i bëhet edhe bypas, i njohur si operimi (ASD+CABG ), te pacientja A.V. e lindur në vitin 1979 nëTherandë. Ekipi mjekësor është përbërë nga Prof. Dr. Adem Grbolar, Ass. Dr. Arber Kutllovci, Dr. Shpejtim Shurdhiqi dhe Dr. Ramë Alaj, të ndihmuar nga anesteziologët Dr. Shkelzen Muriqi, Dr. Doruntina Bunjaku. Ekipi mjekësor u mbështetet nga infermierët e anestezionit, instrumentaret dhe perfuzionistët e Kardiokirurgjisë. Rasti i dytë ka të bëjë me operimin urgjent të pacientit me infarkt akut masiv të zemrës, tek pacienti 50 vjeçar, pasi që nuk ishte i mundur rekanalizimi (hapja enës së mbyllur) me metoda të kardiologjisë invazive. Pacienti që përjetoi arrest kardiak (vdekje klinike), transferohet në sallë të kardiokirurgjisë ku realizohet CABG (bypass). Operimi u realizua nga ekipi mjekësor: Ass. Dr. Rifat Brahimaj, Ass. Dr. Arbër Kutllovci, Dr. Shpejtim Shurdhiqi, Dr. Endrit Shalan, Dr. Dafina Matoshi, Dr. Doruntina Bunjaku, Dr. Suzana Vllasaliu dhe ekipi i perfusionistëve; Bernard Berisha, Genc Tasholli, Teuta Bajramaj, instrumentare, Trina Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …