Qytetarët e Bairit, Shipolit, Iliridës i kanë dhënë mbështetje kandidates së PDK-së për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi

Qytetarët e Bairit, Shipolit, Iliridës i kanë dhënë mbështetje kandidates së PDK-së për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi

Qytetarët e Bairit, Shipolit dhe Iliridës i kanë dhënë mbështetje të fuqishme, kandidates së PDK-së për kryetare të Komunës së Mitrovicës, Valdete Idrizi. Gjatë takimeve që ka zhvilluar në këto lagje, është vërejtur një mobilizim sikur asnjëherë më parë për ta mbështetur një kandidat për kryetar të komunës. Idrizi e cila në takime shoqërohej edhe nga kryetari i Degës së PDK-së në Mitrovicë, Avni Kastrati, ka thënë se mbështetja e madhe që po i ofrohet nga qytetarët e bën të ndjehet shumë e fuqishme dhe tepër e motivuar për të vazhduar përpara. “E kemi nisur një projekt të përbashkët me qytetarët e Mitrovicës, për ta ndryshuar Mitrovicën për të mirë, prandaj edhe entuziazmi është kaq i madh”, tha ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …