OVL UCK

Qytetarët e grumbulluar para selisë së OVLUÇK-së, janë përleshur me pjesëtarët e policisë së EULEX-it

Qytetarë të  grumbulluar para selisë së OVL-UÇK-së, në Prishtinë,  janë përleshur me pjesëtarët e policisë së EULEX-it. Ata kanë gjuajtur  mjete dhe shishe të ujit në drejtim të tyre duke kundërshtuar arrestimin e  kryetarit të OVLUÇK-së, Hysni Gucatit.  Me këtë rast Policia e Kosovës ka intervenuar me qëllim për t’i shpërndarë protestuesit, por nuk ka qenë pjesë e bastisjeve e arrestimeve, meqë EULEX-it nuk ka pranuar që ajo të jetë pjesë e aksionit.  Metush Kryeziu, anëtarë i OVLUÇK-së, u  ka bërë thirrje kryeministrit dhe kryetarit të vendit  që të veprojnë dhe të  mos të lejojnë arrestime të tilla për qëllime politike të Gjykatës Speciale. Veteranët e  konsiderojnë të padrejtë vendimin për arrestimin e Hysni Gucatit.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …