Qytetarët serbë në veri të vendit, kundërshtojnë aksionin e Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave

Qytetarët serbë në veri të vendit, kundërshtojnë aksionin e Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave

Qytetarët në veri të Kosovës po kundërshtojnë një aksion të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave. Ky aksion, që ende po vazhdon është shtrirë në lokacione në ndryshme të Kosovës, përfshirë rajonin e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut, të Prishtinës dhe Pejës. Sipas autoriteteve të rendit, aksioni nisi në orët e hershme  të ditës së sotme dhe po vazhdon. Deri më tani janë sekuestruar një sërë mallrash, të cilat dyshohen se janë kontrabandë. “Të gjitha veprimet policore janë duke u realizuar në koordinim me prokuroritë dhe gjykatat kompetente, me urdhër të së cilave janë duke u kryer kontrolli dhe bastisje në lokacione të ndryshme si shtëpi banimi, lokale biznesi, magazina të mallrave etj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. Gaz lotsjellës është hedhur në drejtim të qytetarëve, për t’i shpërndarë ata pasi ishin nisur drejt policisë. Në këtë aksion, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës është e përfshirë edhe Dogana e Kosovës, ndërkaq policia ka shpërndarë disa fotografi të mallrave të sekuestruara, ku vërehen që janë mallra ushqimore.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …