B92: Veprimi i policisë së Kosovës në veri është provokim i Albin Kurtit, para zgjedhjeve në vend

B92: Veprimi i policisë së Kosovës në veri është provokim i Albin Kurtit, para zgjedhjeve në vend

Portali B92 bën të ditur se drejtori i ( së ashtuquajturës) Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq, konsideron  se veprimi i policisë së Kosovës është një tjetër provokim kryeministrit, Albin Kurti, para zgjedhjeve në vend. Ai për këtë e ka informuar Raportuesin Special të BE -së për Dialogun, Miroslav Lajçak. Policia e Kosovës bastisi farmacitë e qytetit, bizneset, ambientet e banimit, depot në Mitrovicën Veriore dhe kontrolloi dokumentet doganore. Petkoviç tha pse sjellja e Prishtinës i tejkaloi të gjitha masat dhe shtoi se Kurti po përpiqej të thellonte krizën me çdo lëvizje që bënte. “Ndërsa ne po zgjidhim gjithçka përmes dialogut, ju keni Kurtin dhe të tjerët që i zgjidhin gjërat me kriza për të pushtuar veriun e Kosovës, që është obsesioni i tyre. Ata po përpiqen të kriminalizojnë veriun,” tha Petkoviç, duke shtuar se autoritetet e Prishtinës veçanërisht pas marrëveshjes dhe tërheqjes nga Jarinja dhe Bërnjaku, tani po krijojn; kriza të reja, duke shpikur probleme inekzistente në mënyrë që policia të pushtojë veriun e Kosovës. Kurti po e bën këtë në javën e fundit para zgjedhjeve. Serbët në veri nuk mund ta tolerojnë më “terrorin” e Kurtit tha Petkoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …