Qytetarët serbë u bindën të heqin barrikadat në veri, pasi Qeveria në Prishtinë tërhoqi vendimin për reciprocitetin

Dje pasdite qytetarët serbë u bindën të heqin barrikadat në veri të Kosovës, pasi Qeveria në Prishtinë tërhoqi vendimin për reciprocitetin për një muaj afat. Në Bërnjak kamionët në barrikadën e parë u larguan ndërkohë që kishte mbetur edhe një barrikadë e dytë mbi urën e Liqenit të Ujmanit. Eskavatori kishte probleme teknike që vonuan heqjen e tij nga rruga edhe për disa orë. Largimi i barrikadave nga rrugët për në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak i hapë rrugë pezullimit të vendimit për reciprocitetin, për të cilin kryeministri Albin Kurti rikonfirmoi se do vazhdojë më 1 shtator. Pas largimit te barrikadave dhe pezullimit për një muaj të vendimit, shefi i diplomacisë së BE-së, Joseph Borrell i ftoi Kurtin e presidentin serb Aleksadar Vucic për një takim, në mënyrë që të eleminohet cdo mundësi e përshkallëzimit të situatës në veri. Nga 1 shtatori, Qeveria e Kosovës planifikon sërish që të zbatojë vendimin që i obligon serbët të heqin dorë përkohësisht nga dokumentet identifikuese të lëshuara nga Serbia me të hyrë në territorin e Kosovës dhe vendimin që i detyron serbët të ndërrojnë targat e Serbisë dhe t’ i vendosin  targat e Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …