Ramush Haradinaj

R. Haradinaj: Pas rrezikut në veri, ngecjes në dialog, prishjes me amerikanët, Albin Kurti po e shkatërron edhe sistemin e drejtësisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj,  ka reaguar pas shfuqizimit të vendimit nga ana e Qeverisë së Kosovës, e cila  ua kthen pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve ashtu siç i kishin para se t’i merrnin me rritje. Ramush Haradinaj,  deklaroi se  kryeministri, Albin  Kurti ka goditur prokurorët dhe gjykatësit. Ftoj Kurtin që menjëherë të kthejë pagat e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve në nivelin që kanë qenë,  sepse mund të shkatërrohet nga brenda njëri prej segmenteve më të rëndësishëm të një shteti, sikur është drejtësia. Albin Kurti ka marrë mision shkatërrimin e shtetit. Pas shkaktimit të rrezikut në veri, ngecjes në dialog dhe prishjes me amerikanët, sot ka vendosur ta shkatërrojë edhe sistemin e drejtësisë. Me vendimin e qeverisë që të shfuqizohet vendimi im kur isha kryeministër, për rritjen e pagave për gjyqtarë dhe prokurorë, nga sot drejtësia do të punojë me paga të përgjysmuara. Prokurorët dhe Gjyqtarët që çdo ditë mbrojnë shtetin dhe drejtësinë, sot janë goditur nga Kryeministri i shkatërrimit, ka saktësuar, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …