leoni

Ramush Haradinaj

R. Haradinaj: Përmbyllja e marrëveshjes me MCC-në është një e arritur, edhe pse u refuzua projekti amerikan i gazsjellësit

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, përmbylljen e marrëveshjes me Sfidat e Mijëvjeçarit e konsideron si një hap të rëndësishëm, edhe pse ka shpresuar që ky grant do të shkonte për ndërtimin e projektit amerikan të gazsjellësit. Është shumë e rëndësishme që po përmbyllet marrëveshja me MCC-në, e filluar shumë herët nga qeveritë paraardhëse, kuptohet edhe në kohën time kemi bërë një punë të çmuar për këtë marrëveshje dhe për këtë grant, para falas për Kosovën. Por ne kemi shpresuar se ato para, pra 200 milionë dollarë amerikanë, tani 236, do të shkojnë në gazsjellësin Shkup – Prishtinë”, tha Haradinaj.  Projekti amerikan i gazsjellësit që lidhë Prishtinën me Shkupin do ta ndryshonte thellësisht gjendjen energjetike në vend. Do të jepte opsione plus qoftë për burimet e energjisë, qoftë për çmimin, për plotë situata tjera, na vjen keq që nuk është ashtu, është humbje e madhe për Kosovën. Është mirë që paratë e  MCC-së, megjithatë po i dedikohen Kosovës. Gazsjellësi  amerikan do të siguronte një burim të përjetshëm të energjisë në Kosovë, ka saktësuar Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …