leoni

Radoica Radomiroviq: Të gjithë e dimë se kam qenë pjesë e Ushtrisë Jugosllave, dhe kam punuar në Kazermën e Mitrovicës

Radoica Radomiroviq: Të gjithë e dimë se kam qenë pjesë e Ushtrisë Jugosllave, dhe kam punuar në Kazermën e Mitrovicës

Radoica Radomiroviq është zëvendës-ministër në Qeverinë Kurti prej 25 maji. Por, emërimi i tij u komentua vetëm së fundmi pas raportimeve se ai ishte pjesë e Ushtrisë Jugosllave, gjatë vitit 1999. Dhe, këtë nuk e mohon as ai vetë. Radoica Radomiroviq, serb nga Leposaviqi, është zëvendës në ministrinë për Kthim dhe Komunitete, e cila udhëhiqet nga Nenad Rashiq. Pas debatit për të kaluarën e tij, Radomiroviq ka thënë se është e gjithë ditur që ai ka qenë pjesë e Ushtrisë Jugosllave, duke dhënë detaje të veprimtarisë së tij aty. “Të gjithë e dinë se kam qenë pjesëtar i Ushtrisë Jugosllave, kam punuar në Mitrovicë në kazermë si Civil në detyra administrative, gjatë luftës kam paguar shujta dhe rroga pjesëtarëve të UJ-së. Posedoj edhe vendim me vete që kam qenë civil në shërbim të UJ-së”, deklaroi ai. Radomiroviqin është pyetur nëse ka qenë në dijeni kryeministri Kurti për të kaluarën e tij, mirëpo i njëjti nuk ka pranuar të përgjigjet për këtë. “Çdo njeri i ndershëm nuk ka turp dhe frikë nga e kaluara e tij, sigurisht që të gjithë në zonën time e dinë që u kam paguar shujta rezervistëve”, thotë më tej ai. Më 25 maj të këtij viti, kryeministri Kurti emëroi Radomiroviqin si zëvendës të Rashiqit, duke liruar nga detyra Gazmen Salijeviqin që mbante atë detyrë deri atëherë. Në komunikatë të kryeministrisë për emërimin e Radomiroviqit, thuhej se Kurti “e uroi Radomiroviqin për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …