Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Në emër të “sekretit shtetëror”, 10 milionë euro të taksapaguesve, i lihen në dorë një super matrapazi e zhvatësi kriminal

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar për intervistën e  publikuar në Nacionale, ku një biznesmen nga mërgata ka rrëfyer për përvojën e tij me Ridvan Muharremin, njeriun e Kurtit që i kërkonte atij dëshmitarë katolikë kundër Thaçit, një vrasës profesionist, armë e gjësende të tjera.

 Tahiri ka shkruar se qeveria Zdravo ka bërë tregti me vaj, tregti me drithë, tregti me armë, tregti me rrymë, e për t’i mbuluar të gjitha këto, paska dashur të bëjë tregti edhe me nderin e pastërtinë e luftës së lavdishme të UÇK-së, duke dashur të blejë edhe dëshmitarë të rrejshëm. Për me tepër, për ta ushtruar korrupsionin e hajninë pa pengesë, paskan porositur edhe zhdukjen e një politikani të PDK-së. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me urgjencë duhet të veprojë për ta zbardhur të vërtetën e këtyre pretendimeve, sepse ato nuk përfaqësojnë më vetëm korrupsionin enorm në të cilin është zhytur Zdravo qeveria, por edhe rrezikun që i kanoset lirisë, demokracisë e kombit tonë nga mentaliteti zhvatës e shkatërrimtar i Albin Kurtit me shokë”, ka shkruar Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …