Rafuna: Sanksionet e vendosura nga BE-ja dhe tensionet në veri, kanë bërë që të tërhiqet një investitor

Kryetari Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka thënë se sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian dhe tensionet e fundit në veriun e vendit, kanë bërë që të tërhiqet një investitor, duke e shtyrë vizitën një datë tjetër. Ai ka shtuar më tutje se është shumë me rëndësi të madhe që të vazhdon të ketë përmirësim të imazhit të vendit në mediet ndërkombëtare, të cilat nuk japin mesazhe suksesi për Kosovën. “Ne si Odë e Ekonomisë jemi munduar që Kosovën ta prezantojmë si ambient të mirë për biznes në mediat botërore dhe jemi duke shfrytëzuar udhëheqjen e Odave të Ballkanit perëndimor për promovime. Edhe me Odat ekonomike të BE-së kemi arritur t’i mbajmë  mbi 17 organizime. I fundit ishte kur i patëm mbi 100 kompani prezentë në Kosovë prej Turqisë” ka thënë për ekonomia Online, kryetari Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Vetëvendosja në pushtet po refuzon të hetohet për skandalet që ka bërë

Deputeti i LDK-së, Arben Gsshi ka thënë se Vetëvendosja  në pushtet po refuzon të hetohet …