Ragip Shala: Përbuzja e liri-bërësve të Mërgatës shqiptare

Komisioni qeveritar për verifikim të Veteranëve më në fund publikoi edhe fletëzat me “Veteranë të fondit V. TH”. Ky publikim me atë përbërje është krejtësisht i “natyrshëm”. Duke pas parasysh kapacitetin kompetent të komisionit, publikimi me atë përbërje “Veteranësh” nuk paraqet ndonjë paradoks apo skandal. Ata kaq kishin kompetenca dhe njohuri sa i përket veprimtarisë liribërëse të mërgatës Shqiptare. Prandaj ata: “prapa lisit nuk e shohin pyllin”, dhe për këtë faji nuk është i tyre. Përfshirja krejtësisht e njëanshme, anashkalimi dhe harresa e veprimtarëve të mirëfilltë është pjesë e “veprës heroike” të përbuzjes, braktisjes këtu e 15 vite që u është bërë Luftëtarëve të UÇK-së.

 

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës janë votuar kaherë edhe ligjet për “komunitetin” e homoseksualëve dhe mbrojtjen e kafshëve të egra kurse për kategoritë e Luftës së UÇK-së nuk u ka mjaftuar koha. Prandaj të injoruar dhe përbuzur Veteranët e Luftës shumë herë janë hedhur në grevë për të drejtat e tyre. Të shumë anshme janë burimet e përbuzjes, por dallohen dy prej tyre: Përbuzja me origjinë nga tabori i Lëvizjes jo violente që nuk paraqet ndonjë befasi, sepse “Gandizmi” i tyre synonte pavarësinë “me duar në gjepa”. Befasi e dhimbshme është nga tabori i Lëvizjes çlirimtare që synonte pavarësinë “me të gjitha mjetet dhe format”.

 

Politika mediokre, dhe qyqare e krerëve të LPK-së, klishetë e tyre i patën hapur shtigje rehabilitimit të mbetjeve mortore të LKJ-së në R. e Kosovës. Prandaj këtu janë shkaqet e gjendjes së mjerë të Veteranëve të UÇK-së. Përbuzja e Liribërësve tani na shfaqet me publikimin e fletëzave me “Veteranë të F. V. TH”. Aty mungojnë emrat emblematik të qindra Liribërësve të R. së Kosovës. Ata janë zëvendësuar me kameleonë, dhe jo vetëm kaq: Në fletëza “shkëlqejnë” emrat e shumë sabotuesve të Luftës së UÇK-së, intrigantë dhe protagonist të stigmatizimit të UÇK-së.

 

Çështja e statusit të Veteranëve të UÇK-së, ndër mërgimtarë nuk mund të fokusohet vetëm në këndin financiarë-tagrambledhës, por në katër kënde; politik, ushtarak, logjistik dhe financiar. Këto katër veprimtari të pandashme janë kritere që përcaktojnë statusin e Veteranit në mërgatën Shqipëtare. Dhe në këtë veprimtari katëkëndshe nuk kan qen 120, as 1200 por disa mijëra Liribërës, ne tër kontinentet e Botës. Ata mijëra Liribërës me djersën e tyre, sakrificat përsonale e familjare kanë mbajtur mbi supet e tyre themelimin dhe zhvillimin e UÇK-së. Ata ishin në ballë të betejave politike për luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

Pasi janë të shumtë në 30 shtete të botës për shkak të hapësirës së këtij shkrimi do t’i veqoj disa nga ata mijëra veprimtarë, Liribërës të R. së Kosovës.

 

– Zvicër: Është “harruar” Liribërësi i R. së Kosovës i ndjeri, Rexhep Halimi, që në veprimtarinë e tij 30 vjeçare ishte edhe themelues i UÇK-së. Pastaj, pasojnë:Ylki Krasniqi, Shefket Hasani, Alit Zeqiri, Beqir Beqa, Ramadan Pllana, Vëllëzërit Skender e Shefshet Shala, Qazim Hajzeraj, Reshat Salihaj, Imri Blenishti, Ymer Bala, Redaksia e Zërit të Kosovës në krye me Bislim Elshanin, etj…

 

– Gjermani: Janë “harruar” krahas shumë veprimtarëve edhe: Begzat Gashi, Naser Ibërdemaj, Vesel Qerkini, Gani Lipa, Sali Kelmendi, Zyke Islajli, Sinan Kryeziu, Kadri Veselaj, etj.

 

– Slloveni: Aziz Bytyqi, Agim Krasniqi, Adil SH. Gashi, Sabit Lushtaku, Sejdi Mazreku, Hazir Bytyqi, Sejdi Sopi, etj.

 

– Itali: Agim Bajrami, Xhezmi Shasivari, Xhemë Gjura, Nuriman Salihu, Lulzim Shurdhaj, Xhafer Berisha, Zenel Kabashi, Fatmir Zekolli, Ragip Krasniqi, etj.

 

– Francë: Haki Sela, Neset Abdiu, Rrahim Graiqevci, Naser Graiqevci, Sahit Hajdini, etj.

 

– Kroaci: Selim Mulliqi, Rrezak Shala, Ton Marku etj…

 

– Austri: Hamdi Krasniqi, Bekim Osmani etj…

 

Është “harruar” edhe Naim Balidemaj në SHBA i cili në prill të vitit 1998 faktorizoi UÇK-në gjatë një debati duke e djersitur Ambasadorin Gelbard. Vargu i mërgimtarëve Liribërës të Republikës së Kosovës nuk ka fund. Fund duhet të ketë: Përbuzja, injorimi dhe poshtërimi ndaj mërgimtarëve shqiptarë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …