Ragmi Mustafa: Është momenti i fundit që Kosova Lindore të bashkohet më Republikën e Kosovës

Ragmi Mustafa: Është momenti i fundit që Kosova Lindore të bashkohet më Republikën e Kosovës

Kryestari i PDSH-së në Preshevë, Ragmi Mustafa, ka deklaruar se shpreson që gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi të flitet edhe për shqiptarët e Kosovës Lindore, duke thëne se ashtu si i takon Vuçiqit të merret me serbët e Kosovës, pse të mos i takojë edhe Kurtit të merret me problemet e shqiptarëve të Preshevës. Mustafa thotë se për shkak të represionit që po ushtronBeogradi ndaj tyre, çdo ditë e më shumë shqiptarë po largohen nga vatrat e tyre, duke e përmendur se në Medvegjë Serbia ia ka arritur qëllimit pasi kanë mbetur shumë pak shqiptarë aty. Po ashtu, ai akuzoi Serbinë se po mundohet që shqiptarët atje t’i bëjë të padukshëm duke i shlyrë nga regjistrat civil dhe se sipas tij është momenti i fundit që Medvegja, Presheva e Bujanoci t’i bashkohen Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …