MIT
kek
Airport Adem Jashari
Fillimi / Institucionet / Rahoveci përmes debatit publik me qytetarë diskuton Qarkoren Buxhetore 2020-2022

Rahoveci përmes debatit publik me qytetarë diskuton Qarkoren Buxhetore 2020-2022

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të mërkurën u mbajt debat publik me qytetarë për Qarkoren Buxhetore 2020-2022, i cili përfshin planifikimin e buxhetit tre vjeçar të Komunës së Rahovecit. Pjesë e debatit ishin Afrim Dina, kryesues i kuvendit, anëtarët e KPF-së, kuvendarët e kuvendit komunal, kryetarëve të lagjeve-fshatrave, përfaqësuesve të OJQ-ve si dhe qytetarë të komunës së Rahovecit.

Afrim Dina, kryesues i Kuvendit Komunal të Rahovecit njëherit edhe kryesues i Komitetit për Politik dhe Financa në hapje të debatit tha se ky debat është duke u mbajtur për herë të parë, pasi që me Udhëzimin Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për standardet minimale të konsultimeve publike në komuna, jemi të obliguar të mbajmë këtë debat për Qarkoren Buxhetore 2020-2022.

“Ju njoftoj gjithashtu se ne kemi përgatitur edhe kalendarin për mbajtjen e  dëgjimeve publike për përgatitjen e buxhetit për vitin 2020 dhe KAB-it të cilët do të fillojnë që nga 05.07.2019 e që përfundojnë me 17.07.2019 dhe është publikuar në uebfaqen zyrtare të komunës”, ka thënë ndër të tjera kryesuesi Dina

Drejtori për Buxhet dhe Financa, Afrim Limani ka bërë prezantimin e Qarkores Buxhetore, i cili ndër të tjera ka thënë se  bazuar në qarkoren e pare, buxheti i komunës për vitin 2020 do të jetë 14 milion e 735 mijë e 819 euro, për dallim nga viti 2019 buxheti për vitin 2020 do të ketë një rritje prej 974 mijë e 928 euro apo 7.08 %.

Drejtori Limani foli edhe për ndarjen e buxhetit sipas kategorive duke thënë se në kategorinë paga dhe mëditje janë planifikuar 8 milion 540 mijë 181 euro, mallra dhe shërbime 1 milion e 645 mijë e 776 euro, shërbime komunale 255 mijë e 500 euro, subvencione dhe transfere 250 mijë euro, investime kapitale 4 milion e 014,362 euro.

Më pas, pjesëmarrësit në debat kanë thënë se interesimi i tyre është tek kategoria investime kapitale duke kërkuar të dinë se a janë të mjaftueshme 4 milion e 014,362 euro për investime kapitale për komunën e Rahovecit.

Përgjigjja e drejtorit për Buxhet dhe Financa ishte se e dimë që nuk janë të mjaftueshme 4 milion e 014,362 euro për investime kapitale, por tavanet e buxhetit i cakton Ministria e Financave  por që ne në takimet që do ti kemi me zyrtaret e kësaj ministrie, do të kërkojmë që të rriten mjetet financiare si në kategorinë e investimeve kapitale gjithashtu  edhe në kategorinë e subvencione dhe transfere.

Kontrolloni gjithashtu

Takohen kryetarët e dy komunave, Deçanit dhe Plavës ,rruga Deçan-Plavë cilësohet te jetë projekt shekullorë dhe vepër jetësorë

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj me bashkëpunëtorë dhe zyrtar të Ministrisë së Infrastrukturës, ...