Rahoveci pranon një Kamion për Zjarrfikës nga Zyra Japoneze

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Rahovecit, Hasan Përboqi, në prani të nënkryetarit të komunës Fatmir Iska, komandantit të zjarrfikësve dhe shpëtimit Sami Boshnjaku dhe zyrtarëve tjerë, zyrtarisht kanë bërë pranimin e kamionit të zjarrfikësve, ky kamion është donacion nga Qeveria Japoneze për Zjarrfikësit e Rahovecit, vlera e donacioni për blerjen e këtij kamioni është mbi 75 mijë euro. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Hasan Përboqi shprehu falënderim dhe mirënjohje popullit mik Japonez dhe Mark Rodiqi- koordinator i zyrës Japoneze në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar sot fshatin Lubishtë të …