Ralf Hammershtain: Nacionalistët po mobilizohen në Serbi, situata e paqëndrueshme në Ballkan, po i plotëson synimet e Rusisë

Gjenerali gjerman, Ralf Hammershtain,  ka thënë për Die Welt se nacionalistët po mobilizohen në Serbi dhe situata e paqëndrueshme në Ballkanin Perëndimor, po i plotëson dëshirat e Rusisë të drejtuara nga Vladimir Putin. Kanë kaluar gati 25 vjet që kur NATO ndërhyri në ish-Jugosllavi në vitin 1999 dhe detyroi trupat serbe të tërhiqeshin nga Kosova. Më pas, Aleanca instaloi misionin KFOR për të stabilizuar situatën  dhe vazhdon ta bëjë këtë edhe sot e kësaj dite. Edhe më shumë ushtarë do të nevojiten përsëri në të ardhmen, tha gjenerali,  Ralf Hammershtain, i cili e  ka këshilluar ushtarakisht Qeverinë e Kosovës si drejtor i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s që nga prilli i këtij viti. Janë të gjitha shtete të reja këtu në Ballkanin Perëndimor dhe pothuajse të gjitha qeveritë po ndjekin një drejtim nacionalist. Nëse shikoni prapa në historinë e konfliktit jugosllav, do të shihni se ka autorë dhe viktima nga të gjitha anët. Ka kufij etnikë që janë vendosur. Ky etno-nacionalizëm, është e kundërta e pajtimit. Për sa kohë që shpallen ide të tilla si Serbia e Madhe apo Shqipëria e Madhe, asnjë kufi nuk do të mund të ekzistojë me mirëbesim, ka saktësuar gjenerali gjerman, Ralf Hammershtain. (Kosovapress)

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …