Edi Rama

Rama: Dezinformimi dhe manipulimi i opinionit publik, në Kukës ka triumfuar mbi shpjegimet që kemi dhënë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një konferencë me gazetarë, e konsideroi “stuhi në gotë” atë që ndodhi në Rrugën e Kombit duke theksuar se nuk ka asnjë tërheqje të qeverisë. Ndërkohë ai theksoi se banorët janë manipuluar dhe se “në këtë fushatë dezinformimi ne mund të kishim bërë më shumë”. “Dezinformimi dhe manipulimi i opinionit publik dhe posaçërisht në Kukës ka triumfuar mbi shpjegimet që ne kemi dhënë. Të tërhiqesh nuk është asnjëherë e paudhë. Këtu nuk ka asnjë tërheqje për të bërë, por thjesht ka nevojë për të luftuar dezinformimin. Më vjen shumë keq që në këtë proces, pasi kjo kontratë është e nënshkruar prej dy vjetësh, pasi një vit që kompania ka filluar punë dhe ka bërë goxha punë dhe ngrihet një furtunë në gotë dhe ndizet benzinë mbi pronën e përbashkët dhe një investim që duhet ta dëmshpërblejë përsëri buxheti i përbashkët.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …