Edi Rama

Rama: Integrimi i Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë në NATO investim kapital dhe përgjigje për Rusinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, e cila për herë të parë po mbahet në Tiranë,  ka deklaruare se “përfshirja e plotë e Ballkanit në NATO do të jetë një investim kapital për të mirën e rajonit dhe përgjigja më e qartë për ambiciet gjeopolitike të aktorëve të tjerë”. Anëtarësimi  i Shqipërisë në NATO ishte historik dhe përcaktoi të ardhmen e vendit tonë. Shqipëria është e interesuar që edhe Mali i Zi dhe Maqedonia të anëtarësohen në NATO.  Integrimi i Kosovës, nuk është domosdoshmëri për vetë Kosovën, Ballkanin, por edhe për të gjithë familjen euroatlantike. Ndërsa kryeparlamentari Ilir Meta deklaroi: “Shqipëria do të vazhdojë të mbetet anëtare aktive e NATO-s dhe duhet konsoliduar marrëdhënia për sigurinë e përbashkët”.  Në lidhje me krizën e refugjatëve, Meta tha: “Shqipëria do të vërë në dispozicion kapacitetet e saj modeste për të ndihmuar në lehtësimin e krizës së refugjatëve. Kemi detyrimin si botë e civilizuar t’u japim ndihmesë dhe strehë refugjatëve. Duhet të veprojmë si një trup i vetëm ndaj sfidave për t’i treguar botës se jemi të fortë”.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …