Rama: Menaxhmenti i Kompanisë Pastrimi po rrezikon pagat e punëtorëve dhe mirëqenien e qytetarëve

Në një video adresim, kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka kritikuar menaxhmentin e Kompanisë Regjionale “Pastrimi” për keqmenaxhim duke rrezikuar pagat e punëtorëve dhe mirëqenien e qytetarëve – NE këtë nuk do ta lejojmë, ka thënë kryetari Rama.

Prandaj, më 6 Maj, në Kuvendin Komunal, do të kërkoj ndihmë emergjente financiare për të mbrojtur punëtorët dhe shërbimin për qytetarët – jo për të shpëtuar menaxhmentin që e ka çuar këtë kompani në kolaps.

Kjo është betejë për drejtësi sociale dhe për dinjitet publik. Ne nuk do të heshtim. Nuk do të bëhemi bashkëfajtorë në këtë keqmenaxhim.

Ftoj çdo asambleist që i shërben qytetarëve, e jo interesave të ngushta, ta mbështesë këtë hap!

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …