Ramadan Bozhlani: Gjykata Speciale fyerje edhe për nënat shqiptare

Nën qiellin i cili shikoj dramën njëqindvjeçare dhe mbi tokën që mban gjurmë të gjakut e nën të cilën u varrosën trupa të njom të vihen themelet e ngrehinës ogur zeze është fyerje për nënat shqiptare, për ato heroina të cilat në kohën e robërisë ishin bërë nuse në moshë të re që të sjellin në jetë fëmijë të cilët qysh në djep i quajtën ushtarë dhe përgjatë gjidhënies ju kishin kënduar ninulla frymëzuese duke ua skalitur në zemër misionin për liri. Ata fëmijë u bën burra në rini e në prehrin e nënave ishin betuar dhe ia kishin vën gjoksin sfidave barbare në të cilat beteja ranë heroikisht  shumë prej tyre, disa mbetën të gjymtuar, disa të çrregulluar psikologjikisht dhe të tjerët në gjendjen normale arritën ta shijojnë lirinë. Nënat fisnike nuk nxjerrën asnjë lotë para arkivoleve të tyre, ata i quajtën kurbanë të lirisë dhe trupat e tyre ia dorëzuan tokës me zemërgjerësi.   

Zemrat fisnike të nënave mbartin mërzinë e pa shprehur dhe lëngojnë për djemtë e tyre invalid por nuk ankohen asnjëherë sepse gjaku i tyre e jetësoj lirin, por ato klithën me zërin e hidhur kur djemtë e tyre i panë mbrapa grilave nën akuzat e shpifura dhe mezi u mbajtën deri sa i panë të liruar.

  Përsëri stuhija u përndez nga akuzat, padit, ndëshkimet, izolimet dhe synimi për themelimin e gjykatës speciale për t’ia njëllosur misionin për liri qenieve më të përkushtuara të cilat e mbartën amanetin e nënave mbi supe deri në realizim. Nënat shqiptare të thyera në moshë ndjehen të lënduar si asnjëherë më parë, sepse, përkushtimit të tyre të shenjët po mundohen t’i dhëjn kahje djallëzore.  Ato ndjehen të indinjuara dhe bërtasin me zërin e përvajshëm:

Gjiri ynë ushqej ushtar të cilët luftuan kundër përbindshit serb i cili n’a mbushi tokën me varre të profesorëve, studentëve, n’a torturoj, n’a dhunoj vajzat, n’a masakroj fëmijët dhe n’a vështirsoj frymëmarrjen në truallin në të cilën na zbriti Zoti.

Ç’është ky tempull që thirret në emër të drejtësisë dhe vazhdon ta zbaton traditën e gjykatave serbe që gjykuan me parime djallzore ndaj ëngjujve shqiptar?!

Çdo ditë thërrasin nga nën toka 12.000 të vrarë mizorisht, 500 fëmijë të masakruar, 2000 të zhdukur dhe 8000 femra të dhunuara që t’i vëni para drejtësisë kriminelet serb, por këta zëra nuk dëshiron t’i dëgjon askush!

Për çdo gjë tjetër mund t’i vëni para përgjegjësisë fëmijët tanë, por vetëm për luftën e tyre nuk e keni të drejtën morale dhe juridike.  Pesha e mallkimit të nënave shqiptare çan malet, shkëmbinjët, tokën, detin dhe qiellin, andaj kujdes!

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …