F. Shkreli: Përparësitë e politikës së jashtme amerikane për Ballkanin perëndimor në vitin 2016

Administrata e Presidentit Obama i ka paraqitur Kongresit prioritetet dhe planet e politikës së jashtme amerikane karshi Europës dhe Euroazisë, përfshirë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, për vitin e ardhshëm financiar. Kërkesa e Administratës së Presidentit Obama për buxhetin e vitit 2016 për këtë rajon është $953.3 millionë dollarë. Është ky një ritual që bëhet çdo vit, pasi Kongresi, sipas kushtetutës, duhet të miratojë buxhetin për financimin e shpenzimeve për realizimin e prioriteteve të politikës së jashtme amerikane për zona të ndryshme gjeografike të botës. Ndonëse ky është vetëm fillimi i procesit dhe shumë gjëra mund të ndryshojnë si përfundim i ngjarjeve në rajon, dëshmia të martën e kësaj jave e Koordinatores së Departamentit të Shtetit për Ndihmat Amerikane për Europën, Euroazinë dhe Azinë Qëndrore, Alina Romanowski para Nën-Komisionit të Kongresit që merret me çështjet europiane dhe euro-aziatike –mund të shërbejë si një tregues i përparësive të politikës së jashtëme amerikanendaj Europës dhe Euro-Azisë në përgjithësi dhe ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor në veçanti, për vitin që vjen.

 

Përfaqësuesja e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) fillimisht falenderoianëtarët e nën-komisionit të Kongresit për Punët e Europës dhe të Euro-Azisë për mbështetjen që ligjvensit e të dy partive — republikanë dhe demokratë – që sipas saj i kanë dhënë përpjekjeve të administratës për të zgjëruar dhe për të forcuar,”Një Europë të tërë, të lirë dhe në paqë”. Ajo u tha ligjvënsve se për arsye të agresionit të Rusisë në Ukrainë, ky vizion tani gjëndet përball një kërcënimi më të madh se çdo herë tjetër ç’prej mbarimit të Luftës së Ftohtë. Ajo falënderoi gjithashtu kongresistët për interesimin dhe vizitat e tyre që bëjnë në Europë,përfshirë Ballkanin, gjë që tha ajo, “ka ndihmuar për të siguruar aleatët tanëatje për angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj sovranitetit, demokracisë, paqes dhe begatisë, si gurthemeli i interesit dhe sigurimit tonë kombëtar.”Ajo vlerësoi ndihmat e SHBA për Europën Lindore ç’prej shëmbjes së komunizmit(me një vlerë prej $27.5 miliardë dollarësh) gjatë 25 viteve të kaluara, duke thënëse ato kanë provuar fuqinë transformuese të SHBA-ave, në forcimin e lirisë,sigurisë dhe të begatisë anë e mbanë një rajoni që ishte mbërthyer nga totalitarizmi,armiqësitë ideologjike dhe nga shkatërrimi ekonomik.

 

Ajo vuri në dukje se ç’prej vitit 1990, 12 prej vendeve ish-komuniste që merrnin ndihma gjatë asaj periudhe,tani janë anëtare të NATO-s dhe 11 prej tyre bëjnë pjesë në Bashkimin Europian.Për më tepër, shtoi Koordinatorja e DASH për Ndihmat Amerikane për Europën,Euroazinë dhe Azinë Qëndrore, Alina Romanowski, 11 prej vendeve të EuropësQëndrore që dikurë merrnin ndihma amerikane, tashti ato japin ndihmë nëmbështetje të demokracisë, të tregjeve të lira dhe të dinjitetit njerëzor, vendeve nënevojë nga Ukraina e deri në Afganistan.Por megjithë sukseset e dukshme të çerek shekullit të kaluar në Europë, zyrtarja elartë e DASH i tha Kongresit se, harta e një Europe “të lirë, demokratike dhe ebazuar në tregje të lira”, nuk është ende e plotë. “Korrupcioni, papunësia e lartë,zmbrapsjet në zhvillimet demokratike, shtypja e medias, tensionet etnike dhekonfliktet e tejzgjatura prekin gjithnjë shumë shtete të këtij rajoni.”

 

Ajo posaçërisht theksoi influencën e rrezikshme të Rusisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, si një prej faktorëve që po pengon antarësimin e këtyre vendeve nëBashkimin Europian dhe në NATO, duke sjellur si shembull krizën e funditpolitike në Maqedoni.Alina Romanowski përqëndroi një pjesë të madhe të kumtesës së saj paraKongresit, duke folur për ndihmat dhe politikën e SHBA-ve ndaj Ukrainës, ndërsatheksoi përpjekjet e vazhdueshme të Rusisë për të shkelur dhe zhdukur vlerat mbitë cilat janë bazuar marrëdhënjet ndërkombëtare pas Luftës së Ftohtë, por ajo nukmungoi të fliste edhe për prioritet e politikës së jashtëme amerikane me vendet erajonit të Ballkanit Perëndimor.Ajo i tha Kongresit se ndërsa SHBA janë në krye të përpjekjeve për integrimin ekëtij rajoni në organizmat Euro-Atlantike, “Ne duhet të vazhdojmë tu ofrojmë të gjithë atyre që aspirojnë zbatimin e standardeve Euro-Atlantike, ndihmën politike,ekonomike dhe morale në përpjekjet e tyre për t’ju bashkuar këtyre organizmave.” Ajo u tha ligjvënsve amerikanë, të cilët eventualisht duhet të miratojnë fondet ndihmesë për vendet e Ballkanit Perëndimor se, “Ndihmat eSHBA-ave do të përqëndrohen në bërjen e reformave që janë të nevojshme për të përshpejtuar antarësimin e tyre në Bashkimin Europian, dhe në zbatimin e marrveshjeve për normalizimin e marrëdhënjeve midis Serbisë dhe Kosovës”, ndërtë tjera. Ajo theksoi gjithashtu se, “Në Kosovë, ndihmat tona janë një investim i vazhdueshëm për zhvillimin e një demokracie me të vërtetë multi-etnike, ku të gjithë qytetarët e saj kanë besim në qeverinë e vet dhe ku siguria e pajisjes me energji është e garantuar.”

 

Në buxhetin për ndihmat e jashtme që po i kërkohet Kongresit për miratim përvitin e ardhëshëm, përfshihen edhe projektet në sektorin e drejtësisë, si dhendihmat për organizatat e shoqërisë civile në mbarë rajonin, si një mjet për të luftuar korrupcionin. Koordinatorja e DASH për Ndihmat Amerikane përEuropën, Euroazinë dhe Azinë Qëndrore, Alina Romanowski, përmendi Shqipërinë si shembëll, ku ne tha ajo, “Jemi duke mbështetur një projekt në sektorin edrejtësisë i cili ka për qëllim të shtojë transparencën dhe përgjegjësinë në këtë fushë, me instalimin e mjeteve për inçizimin e procedimeve gjyqësore në gjykatat krahinore dhe në ato të apelit anë e mbanë vendit”, theksoi ajo. Por, zyrtarja e lartë e DASH u shpreh se ndihma të tilla nuk mund të kenësukses pa mbështetjen politike në radhët e qeverive, të shoqërive civile dhe të qytetarëve të këtyre vendeve. Ne, vazhdoi ajo, jemi duke u përpjekur të pengojmë prirjet në rritje e sipër në rajon që synojnë për t’i, “mbyllur hapësirën pluralizmit politik, debateve publike dhe kundërshtarëve politikë”. Në një numër gjithnjë emë të madh vendesh në Europë dhe Euroazi, theksoi Alina Romanowski,udhëheqës të ndryshëm politikë kanë kufizuar hapësirën e veprimtarisë sëorganizatave të shoqërisë civile dhe të medias së pavarur, me qëllim për t’u mbyllurgojën kritikëve dhe në përpjekje për të këthyer mbështetjen publike në favor të tyre. Në përgjithësi, nënvijoi ajo, “Ndihmat tona kanë për qëllim të aftësojnë qytetarët që të angazhohen me qeveritë e tyre, qoftë nepërmjet organizatavetë shoqërisë civile, qoftë nepërmjet medias së pavarur, sektorit të drejtësisë, ose nepërmjet aktiviteteve të partive politike demokratike”. Shtetet e Bashkuara,theksoi zyrtarja e DASH, mbështesin organizatat e shoqërisë civile dhe median epavarur, ndërkohë që ato përpiqen të informojnë publikun dhe të hedhin pak dritëmbi sfidat me të cilat përballet demokracia dhe qeverisja e mirë në vendet e Ballkanit Perëndimor.Më në fund, ajo foli edhe për ndihmën ushtarake të SHBA-ave, “në fushën e sigurisë, të mbrojtjes, të modernizimit ushtarak, të doktrinës dhe taktikave ushtarake amerikane si edhe për bashkpunimin dhe bashkveprimin e forcaveushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s.”

 

Është interesant fakti se dukefolur për ndihmat dhe bashkpunimin në fushën e mbrojtjes, Koordinatorja eDASH për Ndihmat Amerikane për Europën, Euroazinë dhe Azinë Qëndrore,Alina Romanowski, përmendi Kosovën ndër vendet ku, tha ajo, ” Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të bëjnë investime strategjike në fushën e mbrojtjes me Aleatët dhe me partnerët tanë, kryesisht me Poloninë, Rumaninë, Bullgarinë, me Kosovën dhe shtetet Baltike”.Ajo theksoi edhe kontributin e Bashkimit Europian për ndihmat që i akordonvendeve të këtij rajoni duke thënë se ndihmat amerikane dhe europiane përputhen me njëra tjetrën dhe se të dy palët janë duke bashkpunuar për të sjellur përvojën dhe praktikat më të mira ekonomike të vendeve ish komuniste të Europës Qëndrore dhe Lindore, në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në hapësirën e vendeve post-sovjetike.Koordinatorja e DASH për Ndihmat Amerikane për Europën, Euroazinë dhe Azinë Qëndrore, Alina Romanowski përfundoi dëshminë e saj para Nën-Komisionit të Kongresit për Punët Europiane dhe Euro-Aziatike, duke thënë se, “Ndihmat tona kanë përmirësuar jetën e miliona njerëzve dhe se buxheti i kërkuar për vitin që vjenpër këtë rajon, është një vazhdim i këtij misioni” u angazhua ajo para Kongresit. “Ne”, përfundoi, zyrtarja e lartë e DASH, “me gjithë kufizimet me të cilat përballet buxheti për ndihmat e jashtëme, zotohemi se do punojmë me zell, efektivisht dhe me imagjinatë, ashtuqë burimet financiare të dhëna nga populli amerikan, të përdoren në shërbim të forcimit të vlerave tona si dhe në mbështetje të interesit tonë kombëtar, për të forcuar demokracinë, stabilitetin dhe begatinë anë e mbanërajonit”, të Europës dhe Euroazisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …