Ramiz Lladrovci: Një pjesëtar i FSK-së që është edhe pjesëtar i Vetëvendosjes ka infektuar me virus pesë kolegë të tij

Ramiz Lladrovci: Një pjesëtar i FSK-së që është edhe pjesëtar i Vetëvendosjes ka infektuar me virus pesë kolegë të tij

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar për mediet se 5 rastet e infektimit të pjesëtarëve të FSK-së  e kanë burimin e infeksionit nga kazerma. “Pesë personat që kanë dalë pozitiv janë burim kontakti nga kazerma “Adem Jashari”. Ata janë infektuar nga një pjesëtar i FSK-së që është edhe pjesëtar i Vetëvendosjes. Ai  ka marrë pjesë në protestën e tyre nga ku edhe e ka marrë infeksionin. Lladrovci thotë se i njëjti person ka marrë vërejtje para disa ditëve për shkak të komenteve që ka bërë në rrjete sociale. Asnjë pjesëtarë i FSK-së nuk ka të drejtë ët bëjë komente politike. Personi i tillë është nga Mitrovica”. Lladrovci thotë se pjesëtarët e FSK-së nga Drenasi të infektuar nuk kanë simptoma por që kanë rezultuar pozitiv me virusin corona.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …