Fetnete Ramosaj

Ramosaj: Kriminelët e luftës të gjykohen në Kosovë, Serbia është tallur me të gjitha proceset gjyqësore të mbajtura në Beograd

Lidhur më kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë në Serbi për ekstradimin në këtë shtet të Predrag Vukojeviç, tashmë i arrestuar nga autoritetet malazeze i cili është njëri prej kryerësve kryesor të masakrës ndaj civilëve shqiptar në Lybeniq të Pejës, ka reaguar ish-luftëtarja e UÇK-së, analistja e njohur dhe bashkëpunëtore profesionale në Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Luftës Fetnete Ramosaj. Ajo ka thënë kriminelët e luftës duhen të gjykohen aty ku i kanë bërë krimet, pra në Kosovë, pasi që shteti serb vetëm është tallur më të gjitha gjykimet e deritanishme në Serbi. “Kriminelët e luftës duhet të gjykohen në vendin ku i kanë kryer krimet, pra në Kosovë, sepse Serbia deri më tani është tallur me të gjitha proceset gjyqësore të mbajtura në Beograd. Numri i shqiptarëve të vrarë në masakrën e Lybeniqit prej 1 deri më 7 prill 1999, nuk është 46, por aty janë ekzekutuar në format më të tmerrshme 112 civilë shqiptarë, 80 prej tyre nga fshati Lybeniqi Pejës, në mesin e tyre edhe foshnje e gra shtatzëna dhe të tjerët nga fshatrat Buçan, Rashiq etj. për të cilët ende s’ka drejtësi”, ka shkruar Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Pagat në Kosovë gati pesë herë më të ulëta se në BE, ndërsa inflacioni mbi dyfish më i lartë

Hendeku ekonomik mes Kosovës dhe vendeve të Bashkimit Evropian vërehet si në nivelin e pagave, …