leoni

Zëdhënësja e Sheshelit fyen për së vdekuri kryetaren e Shoqatës, "Nënat e Srebrenicës" Hatixha Mehmedoviq

Zëdhënësja e Sheshelit fyen për së vdekuri kryetaren e Shoqatës, “Nënat e Srebrenicës” Hatixha Mehmedoviq

Përfaqësuesit politikë të Partisë Përparimtare Serbe në Qeveri, por edhe opozita, dënuan publikisht fyerjet e Vjerica Radetes, zëdhënëse e Partisë Radikale Serbe në Parlamentin Serb, në llogari të së ndjerës Hatixha Mehmedoviç, kryetare e Shoqatës, “Nënat e Srebrenicës” e cila ka ndekur ditë më parë. Ajo në një postim të saj ka shkruar: “Paska vdekur Hatixha Mehmedoviq nga shoqata e biznesmenëve të Srebrenicës, por kush do ta varros se  burri apo djemtë, duke aluduar në faktin se asaj, në masakrën e Srebrenicës ushtria serbe  ia kishte vrarë tërë familjen, burrin dhe bijtë. Nuk është për  t u habitur kur ky cinizëm dhe kjo barbari shtazore del nga goja e një zyrtareje të Partisë Radikale të kriminelit të luftës, Sheshel. Kundër kësaj deklarate ka reaguar kryetarja e parlamentit serb,  Maja Gojkoviq theksoi se pikëpamjet e Radetes ishin të papranueshme dhe nuk ruanin vlerat e përfaqësuara nga Asambleja Kombëtare e Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

54 subjekte nisin aplikimin për certifikim për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se ka nisur zyrtarisht periudha për aplikimin e subjekteve …