Ramosaj kritikon inspektimet në qumështoren “Vita”: Institucionet po krijojnë skenarë të papranueshëm

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar ndaj inspektimeve të zhvilluara në qumështoren “Vita”, duke i cilësuar veprimet e institucioneve si të papranueshme dhe të motivuara nga “skenarë të poshtër”. Ramosaj tha se institucionet duhet të kryejnë detyrat e tyre ligjore, pa krijuar situata që, sipas tij, dëmtojnë prodhuesit vendorë.

“S’ka çka lyp këshilltari, instruktori është për këtë punë. Këto janë skenarë të poshtër dhe duhet me marrë fund”, u shpreh Ramosaj.

Reagimi i tij vjen në një periudhë tensionesh në sektorin e qumështit, ku protestat e fermerëve dhe përplasjet mes prodhuesve, kompanive grumbulluese dhe institucioneve kanë dominuar debatin publik.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …