Brickos

Ramush Haradinaj: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në vazhdimësi ka artikuluar dhe mbrojtur interesat shtetërore

Ramush Haradinaj: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në vazhdimësi ka artikuluar dhe mbrojtur interesat shtetërore

Kreu Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka mbajtur një takim me strukturat e AAK-së në Gjakovë. Haradinaj ka thënë se po shihet një frymë mobilizimi i Aleancës. Po ashtu kreu i AAK-së, gjatë këtij takimi ka paraqitur vizionin e AAK-së për Kosovën. “Frymë mobilizimi në strukturat e Aleancës në Gjakovë. Paraqita vizionin tim dhe të AAK-së për një Kosovë, partnere serioze në skenën ndërkombëtare, që me guxim merr përgjegjësi dhe përmbyll temat e interesit shtetëror. Kosova në NATO, kapacitetet e shtuara të sigurisë, garantojnë rritjen e vlerës së resurseve dhe mundësive ekonomike të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj. “Nga Gjakova, po e përcjell mesazhin e fitores. Aleanca në vazhdimësi ka artikuluar dhe mbrojtur interesat shtetërore. Ashtu ishte gjithmonë, ashtu do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …