leoni

Ramush Haradinaj: Demarkacioni do të zgjidhet në favor të Kosovës

Ramush Haradinaj: Demarkacioni do të zgjidhet në favor të Kosovës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur fushatën zgjedhore në Deçan, ku shpalosi programin qeverisës edhe për katër vitet e ardhshme dhe prezantoi kandidatin për kryetar të komunës, Bashkim Ramosaj. Kjo parti zotohet se për Deçanin kanë një program zhvillimor qeverisës, që garanton perspektivë, mirëqenie më të mirë për qytetarët e saj dhe investime kapitale. Kryeministri njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pasi premtoi për investimet në këtë komunë që do t’i realizojë si kryeministër, foli edhe për çështjen e kufirit me Malin e Zi, demarkacionin, cili tha “faktet janë dhe ka me u zgjidhë në favor të anës kosovare”. Sipas tij, Kosova ka një perspektivë evropiane dhe euro atlantike të garantuar, duke forcuar edhe më tej raportet me miqtë ndërkombëtar.

 

“Është folur dhe po folët për kufirin për demarkacionin, nuk ka marrëveshje pas pasur pajtim prej dy palëve. Derisa nuk e ka ratifikuar parlamenti ynë, s’kemi marrëveshje, por projekt marrëveshje. Unë kam krijuar komisioni tjetër, i cili do t’i gjen faktet, që është gabim ky version se kufiri është në Çakorr dhe në Kullë që shkon majave të larta. Me këtë fakte ne do të ulemi në tavolinë, së pari me miqtë Kosovës, pastaj edhe me fqinjët, nëse janë të gatshëm, nëse jo ka proceduar dhe standard se si zgjidhet kjo temë, por mos harroni faktet janë në anën tonë dhe ka me u zgjidhë në anën tonë”, theksoi kryeministri Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …