Ambasada Amerikane thotë se se Kosova përfiton diçka nga taksa 100%, prandaj të pezullohet menjeherë kjo masë

Ambasada e SHBA-ve 1.1 milionë dollarë donacion për Ministrinë e Brendshme, të Financave dhe Ministrinë e Tregtisë

Sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme do mbahet ceremonia e dhënies së donacionit për Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  Në këtë ceremoni do të marrin pjesë: ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ambasadori i ShBA-ve, Greg Delawie, ministri i Financave, Bedri Hamza, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë. Programi për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurisë së Ndërlidhur Kufitare të SHBA-ve dhe Departamenti i Energjisë do të dhurojnë pajisje në vlerë  prej 1 milion  e 100 mijë dollarë  për Ministrinë e Punëve të Brendshme – Policinë Kufitare dhe Qendrën Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, Ministrinë e Financave – Doganat, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë – Departamentin për Kontrollin e Tregtisë me Mallra Strategjike dhe Agjencinë e Kosovës për Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …