Ramush Haradinaj diskuton me kryesinë e AAK-së për takimin e zhvilluar me kryeministrin, Albin Kurti

Ramush Haradinaj diskuton me kryesinë e AAK-së për takimin e zhvilluar me kryeministrin e vendit, Albin Kurti

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mbledhur sot anëtarët e kryesisë me të cilët ka diskutuar për zhvillimet politike dhe ekonomike në vend. “Informova kryesinë për takimin që kisha me kryeministrin Kurti, kërkesat dhe shqetësimet që i kam paraqitur, përfshirë temat e dialogut dhe qëndrimit të qeverisë rreth luftës çlirimtare”, ka thënë Haradinaj pas kësaj mbledhje. Gjithashtu ai ka bërë me dije se kryesia e AAK-së diskutoi për nevojën e menjëhershme të sigurimit të vaksinave për grupet e rrezikuara, si dhe për heqjen e masave, duke nisur nga ndalim qarkullimi i qytetarëve e deri te hapja e plotë e të gjitha sektorëve të ekonomisë. “Në pikën për zhvillimet organizative në Aleancë, diskutuam përgatitjet për zgjedhjet lokale 2021 dhe kandidaturat për kryetar të komunave. Informova kryesinë që strukturat e degës së Vushtrrisë, janë dakorduar që kandidat i Aleancës për kryetar të kësaj komune të jetë Prof. Dr. Sc. Mensut Ademi”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …