AAK

Ramush Haradinaj do të jetë bartës i listës së AAK-së dhe dhe kandidat për kryetar të Kosovës

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi deklaroi se janë dakorduar që bartës i listës dhe kandidat për kryetar të Kosovës do të jetë Ramush Haradinaj, kreu i kësaj partie. Madje, ai ka thënë se partitë politike po merren me sondazhe të rrejshme. Sipas tij, populli duhet të dijë t’i identifikojë bartësit real të cilët kanë treguar përkushtim maksimal ndaj problemeve që i kanë qytetarët. Ai tha se do të hyjnë të vetëm në zgjedhje, mirëpo nuk vendosin vija të kuqe ndaj asnjë partie politike. Sipas tij, AAK-ja pritet të ketë rritje të ndjeshme në zgjedhje, duke pretenduar se do të jenë edhe pjesë e Qeverisë së ardhshme. Sipas Abrashit, zgjedhjet e ardhshme do të prodhojnë Qeveri me 80 deputet, duke e quajtur të nevojshëm që vendi të ecë përpara.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …