Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Do të themelohet Ministria e Familjes dhe do të realizojmë një Kosovë Fituese

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj,  ka shpallur një seri objektivash ambicioze për zhvillimin ekonomik dhe forcimin e vlerave tradicionale, nëse partia e tij fiton zgjedhjet. Ai ka premtuar themelimin e Ministrisë së Familjes dhe ka shprehur kundërshtimin ndaj idesë për “prindin 1” dhe “prindin 2”, duke mbrojtur vlerat tradicionale të familjes shqiptare. Një nga projektet kryesore të programit të AAK-së është ndërtimi i digës në lumin Manastircë për të zgjidhur përfundimisht problemin e furnizimit me ujë të pijshëm në Prizren. Po ashtu, Haradinaj ka theksuar rëndësinë e zhvillimit të Zonës Historike dhe krijimin e një Zone të Re Industriale, e cila do të krijojë mijëra vende pune. Kosova do të arrijë një rritje ekonomike prej 7% dhe ka premtuar paga mesatare mbi 1000 euro, si dhe pensione prej 500 euro.  Programi i tij për Kosovën është shoqëruar me slogane dhe simbolika, ku numri 137 është bërë shenjë e platformës për një “Kosovë Fituese”.

Kontrolloni gjithashtu

Më 27 mars 1999, dy aeroplanë bombardues të Serbisë kishin sulmuar vend-ndodhjen e Radios Kosova e Lirë

Më 27 mars të vitit 1999, dy aeroplanë bombardues serbë kanë marrë në shënjestër selinë e Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë 

Më 27 mars të vitit 1999, dy aeroplanë bombardues serbë kanë marrë në shënjestër selinë e …