Kandidati për Kryeministër i kolacionit PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, bashkë me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, kanë organizuar një takim bashkëbisedimi me veteranët e UCK-së. Takimi i janë përgjigjur një numër i madh i veteranëve, duke konfirmuar mbështetjen e tyre për koalicionin parazgjedhorë të tri partive që drejtohen nga udhëheqësit e luftës së UCK-së. Ramush Haradinaj u tha veteranëve se ka ardhur dita për ta nderuar atdheun. Ai ka premtuar atyre se kur të fillojë të drejtojë kryeministrinë në shtatë rajonet e Kosovës (Prishtinë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Prizren, Gjakovë dhe Pejë) do të ketë nga një shtëpi të UÇK-së. “Në shtatë qendrat kryesore do të ketë nga një shtëpi të UÇK-së. Aty do të këtë vend për tri shoqatat e dala nga lufta, do të ketë vend për takim si dhe për muze. Haradinaj është zotuar se nuk do të lejojnë askënd që të tallët me Kosovën.
