Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të AAKsë, për shkak të procesit zgjedhor në këtë parti

Muaj më parë dha dorëheqje nga kryetari i qeverisë. Por Ramush Haradinaj dorëheqje ka dhënë edhe nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Këtë veprim thotë ta ketë ndërmarr për shkak të shpalljes së zgjedhjeve të brendshme partiake dhe se deri në Kuvendin e ri të AAK-së do të jetë vetëm ushtrues detyre i kryetarit. “Jam i dorëhequr. Do të thotë prej kuvendit të fundit të punës që e mbajtëm jam i dorëhequr. Kryej vetëm funksionet në dorëheqje që i kemi deri në zgjedhje”, thotë ai. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, më 29 dhjetor të vitit që lamë pas shpalli zgjedhjet e reja të brendshme.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Von der Leyen i tregoi Kurtit se është kryeministër ilegal

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pas vizitës së presidentes …