Kusari-Lila: Ndërtimet që po bëhen rreth Liqenit të Badovcit duhet të ndalen menjëherë, po shkatërrohen liqenet

Kusari-Lila: Ndërtimet që po bëhen rreth Liqenit të Badovcit duhet të ndalen menjëherë, po shkatërrohen liqenet

Deputetja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas ndërtimeve që po bëhen rreth Liqenit të Badovcit, duke thënë se abuzimet në Kosovë me lumenjë kanë eskaluar në format më banale të mundshme, ndërsa rreth liqeneve kanë filluar me liqenin e Radoniqit, e tash po synohet të vazhdohet me Badovcin. Ajo ka shkruar se në një shtet ku sundon ligji hapësirat e uzurpuara rreth liqenit lirohen. “Duke shpresuar se njëherë do të jemi edhe ne shtet normal dhe duke mos dashur të shohim demolime të tilla, ndërtimet duhet të ndalen menjëherë”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …