Ramush Haradinaj, ka përkujtuar masakrat e 13 prillit 1999 në Studenicë të Burimit dhe në Fshatin e Vjetër të Ferizajt

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar  masakrat që kanë kryer serbët,  më 13 prill të 1999 në Studenicë të Istogut dhe Fshatit të Vjetër të Ferizajt. Haradinaj ka thënë se armiku kishte shtuar terrorin atëherë kur e kishte parë se po i vjen fundi. “Duke e parë fundin që po i vinte nga humbjet e njëpasnjëshme të shkaktuara nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe NATO, forcat pushtuese të Millosheviqit, në prillin e 1999 e shtuan edhe më shumë terrorin ndaj popullatës civile shqiptare”, ka thënë Haradinaj. Në fshatin Studenicë të Istogut muaji prill sjell dhimbje e kujtime për nëntë bashkëkombas që regjimi serb u mori jetën në mënyrën më barbare, tetë anëtarëve të familjes Lipaj dhe një të familjes Zeqiraj. Të rrethuar në shtëpi nga forcat kriminale serbe, ata u nxorrën jashtë në oborrin e shtëpisë ku u ekzekutuan nga afërsia. Pas ekzekutimit, armiku trupat e tyre i hodhi në bunarin afër shtëpisë, të cilin më pas e shkatërruan për t’i humbur gjurmët e krimit monstruoz”, ka treguar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …