Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësime lidhur me projekt-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur shqetësime për projekt-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ne kemi disa shqetësime lidhur me statusin e asociacionit ashtu siç është prezantuar asociacioni. Përpos preambulës që thirret me rezolutën 1244 dhe komisionit të arbitrazhit që del nga sistemi i drejtësisë, kemi edhe shqetësime tjera, të gjitha këto shqetësime do t’i adresojmë, shpresojë edhe në kuadër të shqyrtimit në Gjykatën Kushtetuese për shkak se partitë politike kualifikohen si palë e kur dokumenti të jetë në shqyrtim në gjykatë, ne do të shkojmë t’i paraqesim këto shqetësime tona… Pas takimit me Lajçakun jam deklaruar se kemi shqetësime në dokument dhe do t’i shqyrtojmë këto shqetësime dhe besoj që dokumenti i tillë është shqetësues për Kosovën dhe nëse në të njëjtën kohë nuk vjen njohja veriore për anëtarësim në NATO, Kosova mund të hyjë në një periudhë të rrezikshme me implementimin e draftit të tillë”, u shpreh Haradianaj.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …