Ramush Haradinaj: Kërkoj edhe një mandat për kryetarin aktual të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj

Ramush Haradinaj: Kërkoj edhe një mandat për kryetarin aktual të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj

Kryetari i i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në një videoparaqitje nga Deçani, me rastin e zgjedhjeve të 17 tetorit, ka kërkuar edhe një mandat për kryetarin aktual  të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

“Po ju drejtohem prej Deçanit tonë, më 17 tetor do të votojmë për kryetar komune dhe për Asamblenë Komunale, do të votojmë për qeverisjen në vitet që vijnë”, ka thënë Haradinaj.

Më tutje, Haradinaj ka vënë në pah edhepse “të sfiduar në të kaluarën, në asnjëherë nuk u dorëzuam, qëndruam bashkë, dhe i sollëm fitore Deçanit dhe Kosovës” duke shtuar se “disa prej këtyre fitoreve, sot e përmirësojnë jetën e juaj, por ka edhe shumë punë që duhet të kryhen”.

Duke kërkuar edhe një mandat për kryetarin Bashkim Ramosaj, Haradinaj ka thënë se ai “ka treguar se është i aftë t’i kryej edhe punët më të vështira për Deçanin se është ai që është gjithmonë me ju”.

Po ashtu, Haradinaj ka kërkuar votën edhe për asamblistët e AAK-së në Deçan duke e vlerësuar përkushtimin e tyre për qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …