leoni

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj, kërkon transparencë lidhur me vendimin e AKP-së për privatizimin e disa pronave shoqërore

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka folur për vendimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për privatizimin e disa pronave shoqërore. Komuna është aty, toka është aty nuk ka mundësi të ketë keqpërdorim të atyre pronave se janë shoqërore dhe ligjore. Ato i duhen Kosovës, por në bazë të interesit të atij komuniteti. Qeveria e ka marr një vendim të pjesshëm. Ajo që më shqetëson është një valë e re e privatizimeve dhe po duket që janë të ndërlidhura. Qeveria Kurti ka nxjerr në privatizim 55 prona shoqërore, mbase ai me të vetët po dëshiron t i blejë ato. Çdo qeveri e ka një vizion, nëse do rritje të vendeve të punës, aftësim të komunave, atëherë i jepet për shitje. Vendimi i pjesshëm i Kurtit është i habitshëm, është me rëndësi që ai ta sqarojë, pse është kështu. Kjo qeveri lavdërohet me transparencë, por po shihet se do të kemi vështirësi ekonomike  me këtë qasje, ka nënvizuar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …