leoni

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Kurti ka blerë banesë në Norvegji në vlerë prej 400 mijë euro, unë i kam blerë djerrinat e mia

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kryeministri,  Albin Kurti ka blerë banesë në Norvegji,   në vlerë 400 mijë euro. Deri te debati erdhi pasi Albin Kurti kishte thënë se Ramush  Haradinaj ka blerë tokë në vlerë rreth 3 euro arin. Lidhur këtë blerje. Haradiaj ka saktësuar se  ai e ka blerë vetëm pjesën e Gllogjanit, që ka qenë e familjes dhe e fshatit të tij. Në atë kohë e kam blerë në bazë të ligjeve të Kosovës me çmimin e atëhershëm. Ajo është djerrinë krejt kodër, tokë e klasës   tretë, ai ka qenë çmimi në atë kohë, por turp është ta  marrësh  rrogën në Kosovë e blesh banesë në Norvegji. Unë e nderoj vendin tim, traditën time, historinë time. Ky Kurti asnjë pronë nuk e ka blerë në Kosovë,  banesën 400 mijë euro gruaja e tij e ka blerë në Norvegji. Unë e kam  tokën që ma kanë marrë regjimi jugosllav i kohës, madje e kam riblerë  në respektim të shtetit edhe ligjeve në fuqi. Tani le të dihet se cili është turpi, ka saktësuar, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Shahini: Vendimet e Qeverisë për masat anti-Covid janë kundërthënëse me njëra-tjetrën dhe jo mirë të analizuara

Agim Shahini: 600 biznese u larguan në Shqipëri – Kapitali po ikën, Kosova po dobësohet

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka ngritur shqetësime serioze për ikjen masive të kapitalit vendor jashtë …