“Trimëresha” Mimoza Kusari: Më mirë t’ ua paguajmë rrymën serbëve në Veri, sesa të na i vrasin policët (!)

AAK-ja ka dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, kundër zonjës, Mimoza Kusari- Lila

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot  ka dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, kundër ish-kryetares së Komunës, Mimoza Kusari- Lila. Në kallëzimin penale të cilin e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, AAK-ja saktëson se  Mimoza Kusari-Lila e ka keqpërdorur detyrën zyrtare në kohën sa ka qenë në krye të Komunës së Gjakovës. Sipas kallëzimit penal me vendimin e 25 marsit 2014, Kuvendi i Komunës së Gjakovës kishte marrë vendim për shpalljen e interesit publik për pronat private në dobi të Komunës së Gjakovës, për realizimin e projektit të rreth-rrotullimit, në kryqëzimin e rrugëve “Tirana” dhe “Skënderbeu”, në parcelat e evidentuara në emër të familjes Bakija. Ajo ka arritur marrëveshje me këtë familje edhe pse jo në formë të shkruar, por në bazë të dokumentacionit vërtetohet një gjë e tillë, ashtu që kompromisi është arritur për zhvendosjen e rreth-rrotullimit, me ç’rast është krijuar hapësira e konsiderueshme në favor për familjen Bakija, është shtuar sipërfaqja prej 930 metra katrorë. Konfirmimin e këtij propozimi,  sipas kallëzimit penal ish-kryetarja e ka vërtetuar edhe përmes kërkesës zyrtare të 17 qershorit 2015, drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës, ish-ministrit Lutfi Zharku.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …