Brickos

Ramush Haradinaj: Ky sesion i Kuvendit do të mbahet mend për shkarkimin e bordeve dhe emërimin e familjarëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur sot për sesionin pranveror të Kuvendit të Kosovës, ndërsa theksoi se nga 193 ligje të parapara me agjendën e qeverisë, vetëm 4 janë miratuar nga Kuvendi me shumicë stabile. Haradinaj në një postim ka shkruar se partia në pozitë i kishte të gjitha mundësitë, që përmes Kuvendit të nxjerr ligje në dobi të qytetarëve, zhvillimit ekonomik të vendit, e shumë çështje të tjera me rëndësi. Sipas tij, ky sesion parlamentar, do të mbahet mend edhe për mosmiratimin e rezolutës në mbështetje të Marrëveshjes së Uashingtonit, që është edhe akti i parë anti-amerikan në historinë parlamentare të Kosovës si dhe hkarkimet e bordeve të ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura dhe emërimi në to i familjarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …