Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Largimi i ministrit Vitia në pikun e pandemisë e shpërfaq fytyrën e vërtetë të kësaj Qeverie

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se “në kohën kur situata pandemike është jashtë kontrollit dhe Kosova po shënon numër të lartë të rasteve me infeksion, mashtruesit kanë vendosur që ministrin e Shëndetësisë, ta kandidojnë për kryetar të Prishtinës”. Haradinaj përmes një postimi ka shkruar se largimi i ministrit Vitia nga përgjegjësitë shtetërore dhe kalimi i vëmendjes së tij tek gara zgjedhore, edhe njëherë e shpërfaq fytyrën e vërtetë të Qeverisë së mashtrimit. Ai ka theksuar se pavarësisht nga mosinteresimi i qeverisë, ka lutur stafin shëndetësor në nivel vendi, që të vazhdojnë të japin kontributin e tyre në kujdesin për qytetarët e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Dimitar Keranov: Kosova stabile është çelës për sigurinë e Ballkanit, kërkohet mbështetje më e madhe për integrimin në BE

Presidenti i Institutit të Shkencave Politike në Varna të Bullgarisë, Dimitar Keranov, ka vlerësuar se …